ASP trajnime pėr tė zgjedhurit vendorė

E Hene, 30 Janar 2012

Akademia e Studimeve Politike, nė bashkėpunim me Institutin e Trajnimit tė Administratės Publike (ITAP), ka shtrirė fushėn e veprimit tė saj duke zbatuar njė program trajnues pėr drejtuesit e rinj tė pushtetit vendor. Nėpėrmjet kurseve praktike nga lektorė vendas dhe tė huaj, por edhe bashkėpunimit mes te zgjedhurve tė rinj dhe atyre me pėrvojė, synohet qė tė rriten mė tej njohuritė dhe aftėsitė drejtuese tė kėtyre strukturave vendore. Mė konkretisht, nė kursin e parė tė zhvilluar nė Tiranė nė datat 27-29 Janar 2012, u vlerėsua qė tė diskutohej tematika “Vendimmarrja, hartimi i politikave dhe financat vendore". Nė kėtė trajnim tė parė, morrėn pjesė 15 pėrfaqėsues nga tė zgjedhurit vendorė si dhe administrata e bashkive: Tiranė, Kamėz, Burrel, Vau i Dejės, Pėrmet, Berat, Kavajė, Shijak, Lushnjė, Orikum. Hapjen e kėtij kursi e pėrshėndeti Z.Marco Leidekker, Shefi i zyrės tė Keshillit te Europės, si edhe Z.Fatmir Demneri, drejtori i Institutit tė Trajnimit tė Administratės Publike, tė cilėt shprehėn rėndėsinė e vecantė qė merr trajnimi i administratės vendore nė vijim tė detyrave tė rėndėsishme qė i janė besuar asaj nė kuadėr tė procesit tė decentralizimit.

Dita e parė e kursit, solli praktikėn sllovene nė hartimin sa mė transpartent tė buxhetit vendor. Lektorja, Znj. Neža Vodušek, eksperte e zyrės qeveritare tė pushtetit lokal dhe politikave rajonale nė Slloveni, trajtoi eksperiencėn e njė vendi pjesė tė Bashkimit Evropian, por njėkohėsisht pjesė e rajonit tonė dhe me njė popullsi tė vogėl, tė ngjashme me popullsinė tonė. Nė pėrfundim tė ditės, pėrfaqėsuesit e NJQV iu nėnshtruan njė ushtrimi praktik. Ata u ndanė nė dy grupe dhe secilit prej tyre iu caktuan detyra pėrkatėse pėr tė hartuar njė draft buxhet, debatuar kėtė draft me qytetarėt dhe kėshillin bashkiak si edhe pėr tė kryer opozitėn e duhur tė projektit.

Dita e dytė e kursit, trajtoi eksperiencėn shqiptare nė hartimin e buxhetit vendor. Znj. Albana Dhimitri, eksperte e Pushtetit Vendor, ish-nėnkryetare e bashkisė Tiranė, solli shembujt praktikė tė politikave buxhetore nė bashkinė e Tiranės, por njėkohėsisht edhe eksperiencėn dhe problematikėn e shfaqur nė disa bashki tė vendit qė janė asistuar prej saj gjatė muajve tė fundit. Pyetjet e pjesėmarrėsve gjetėn pėrgjigje dhe argumentime tė vlefshme praktike.

Nė tė njėjtėn vlerėsim praktik tė buxhetimit vendor, shėrbeu edhe vizita e pėrfaqėsuesve tė NJQV nė bashkinė e Kamzės. Kryetari i bashkisė Z.Xhelal Mziu, shpjegoi eksperiencėn e administratės sė bashkisė sė Kamzės nė rritjen e tė ardhurave nga qytetarėt dhe pėrkthimin e tyre nė investime tė shumta. U ndoq me interes dhe u shpjegua fakti qė bashkia Kamėz arrin tė mbledhė 90 pėrqind tė taksės familjare si dhe mundėsia e saj pėr tė parashikuar 60 pėrqind tė buxhetit nė fonde investimesh. Gjithashtu u vizitua nė bashki salla bashkėkohore e shėrbimeve tė qytetarėve nėn standartin one-stop-shop.

Dita e tretė e kursit, kishte pėr qėllim tė trajtonte marrėdhėnien mes financimit qendror dhe atij lokal. Znj.Afrida Domnori, drejtoreshė e financave vendore, pranė Ministrisė sė Brendshme, shpjegoi pėr tė pranishmit mėnyrat e pėrfitimit tė granteve tė qeverisjes qendrore si edhe udhėzimet e fundit ligjore pėr vjeljen e tė ardhurave vendore. Disa prej pjesėmarrėsve nuk ishin tė njohur me kėto praktika dhe udhėzime tė reja ligjore pėr vitin 2012 dhe kursi shėrbeu si  njė tjetėr mundėsi pėr tė siguruar manualet dhe materiale tė tjera udhėzuese pėr zbatimin praktik tė akteve ligjore. Znj. Domnori shpjegoi gjithashtu skemat dhe formulat e pėrfitimit tė granteve qeveritare, duke hedhur dritė mbi paqartėsi qė krijohen nga mungesa e informacionit nga pėrfaqėsuesit e NJQV duke krijuar dyshime pėr shpėrndarje jo tė drejtė tė kėtyre granteve.

Nė pėrfundim tė kursit tė parė, pjesėmarrėsit u pajisėn me njė certifikatė pjesėmarrjeje tė lėshuar nga Akademia e Studimeve Politike dhe  Instituti i Trajnimit tė Adminisrtatės Publike. Programi i trajnimit pėrbėhet nga njė seri prej katėr kursesh kombėtare me pėrfaqėsues tė 20 bashkive, tė cilat pėrfshijnė drejtues tė rinj tė mandatuar nė zgjedhjet e 8 Majit 2011, por edhe pėrfaqėsues vendorė me pėrvojė, tė cilėt do tė transmetojnė eksperiencėn e tyre. Programi financohet nga Agjensia Zvicerane pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim nė kuadėr tė reformave tė demokratizimit tė pushtetit vendor.