Zhvillohet trajnimi i parė i Akademisė sė Lidershipit

E Shtune, 03 Mars 2018

Trajnimi i pare i "Programit tė Akademisė Lidershipit" u mbajt nga 28 shkurt - 2 mars 2018 nė hotelin "Bleart", nė Durrės, me pjesėmarrjen e 23 kryetarėve tė bashkive, pėrfaqėsuesve tė zgjedhur nė nivel lokal dhe nėpunėsve civilė vendor tė lartė. Ceremonia e hapjes u pėrshėndet nga z. Claus Neukirch, Shefi i Zyrės sė Kėshillit tė Evropės nė Tiranė dhe z. Erjon Tase, drejtor I Akademisė sė Studimeve Politike. Ky program i Qendrės sė Ekspertizės sė Kėshillit tė Evropės zbatohet nė kontekstin e projektit tė financuar nga Agjencia Zvicerane pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim, tė titulluar “Forcimi i Strukturave tė Qeverisjes Vendore nė Shqipėri (Faza III).”
Fokusi kryesor i kėtij trajnimi ishte "forcimi i lidershipit personal", duke trajtuar tema tė tilla si:
 
•    Parimet e mirėqeverisjes
•    Prezantim mbi konceptet e lidershipit
•    Referimi pėr matjen e standarteve tė Lidershipit
•    Vetėvlerėsimi mbi drejtimin
•    Inteligjenca emocionale e liderit
•    Aftėsitė komunikuese dhe zgjidhja e mosmarrėveshjeve
•    Drejtimi efektiv i stafit
•    Etika publike dhe integriteti


Kurset kombinuan qasjen teorike me atė praktike dhe zgjidhjet pėr problemet e pėrditshme tė NJQV-ve. Ushtrimet e shumta nė grupe si dhe simulimet me role zgjuan interesin e duhur gjatė tri ditėve tė trajnimit.
 
Pjesėmarrėsit u pėrfshinė edhe nė aktivitete sociale dhe njė vizitė nė Muzeun Arkeologjik nė Durrės, me qėllim tė forcimit tė komunikimit dhe lidhjeve mes tyre nė periudhėn ndėrmjet kurseve. Pjesėmarrėsit treguan njė interes tė madh pėr programin dhe vlerėsuan lartė profesionalizmin e ekspertėve tė trajnimit (7 shqiptarė + 1 ndėrkombėtarė). Trajnimi i ardhshėm i tė njėjtit grup tė autoriteteve vendore do tė mbahet nė maj 2018.