Certifikohen tė zgjedhurit vendorė nė kursin per bashkepunimin nderkomunal

E Premte, 29 Qershor 2012

Mė 29-30 qershor u organizua nė bashkėpunim me Institutin e Trajnimit tė Administratės Publike (ITAP) kursi i trajnimit pėr pėrfaqėsuesit e njėsive tė qeverisjes vendore (NjQV). Kursi u organizua nė Durrės dhe u ndoq nga 20 pėrfaqėsuesit e zgjedhur lokalė dhe anėtarėve tė administratave vendore tė Tiranės, Durrėsit, Lezhės, Kamzės, Burrelit, Vau tė Dejės, Pėrmetit, Beratit, Kavajės, Shijakut, Lushnjės, Himarės.

Tematika e "Zhvillimit tė qėndrueshėm dhe menaxhimi i territorit" trajtoi pėr pjesėmarrėsit praktikat mė tė mira dhe metodologjitė pėr planifikimin e njė strategjie pėr zhvillimin rajonal. Eksperti z. Ismail Beka, ndau pėrvojėn e organizatės GIZ nė zhvillimin e strategjive tė turizmit nė zonat rurale (si pėrshembull shtėpitė e pritjes pėr turistėt nė pjesėn veriore tė vendit) dhe projekteve pėr shfrytėzimin me efikasitet tė energjisė.

Moduli i dytė "Bashkėpunimi ndėrkomunal" u ofroi pjesėmarrėsve mundėsinė pėr tė diskutuar ēėshtje qė lidhen me bashkėpunimin ndėrmjet njėsive tė qeverisjes vendore. Praktikat mė tė mira si grumbullimi dhe pėrpunimi i mbetjeve nė Bushat tė rajonit tė Shkodrės dhe ai i Maliqit nė Korēė, janė prezantuar nga znj. Alba Dakoli Wilson, drejtore e organizatės FLAG.

Sesioni i tretė "Roli i NJQV dhe kompetenca nė Planeve Zhvillimore Strategjike" njohu tė pranishmit me shembujt e pėrvojės evropiane nė kėtė proces, tė prezantuara nga znj. Albana Dhimitri, drejtor e "Institutit tė Politikave Publike dhe Private". Dy seancat e tjera patėn si temė tė tyre qendrore procesin e planifikimit strategjik tė zhvillimit lokal. Ekspertet znj. Vasilika Vjero dhe znj. Ogerta Manastirliu, paraqitėn njė pasqyrė tė instrumentave pėr harmonizimin e strategjive kombėtare dhe lokale tė zhvillimit.

Pas pėrfundimit tė kursit, pjesėmarrėsve iu ndanė certifikata tė lėshuara nga Akademia e Studimeve Politike dhe Instituti i Trajnimit tė Administratės Publike. Gjithashtu, atyre iu mundėsuan edhe  dy botime tė fundit mbi Bashkėpunimin ndėrkomunal, tė pėrgatitura nė kuadėr tė projektit "Pėrforcimi i strukturave lokale dhe rajonale nė Shqipėri", i mbėshtetur nga Zyra e Bashkėpunimit Zviceran nė Shqipėri.