Te rejat e Fundit

Starton Akademia e Trajnimit tė Aktorėve Vendorė pėr Integrimin

Mbi 20 pėrfaqėsues tė njėsive tė qeverisjes vendore dhe aktivistė tė shoqėrisė civile nisėn sot trajnimin e parė online tė Akademisė sė Trajnimit tė Aktorėve Vendorė, tė zbatuar nga Akademia e Studimeve Politike nė kuadėr tė projektit “Duke nisur nga bazat - Roli i Shoqėrisė Civile nė procesin e integrimit evropian", i mbėshtetur nga Komisioni Evropian dhe Ministria e Ekonomisė dhe Financave nėn instrumentin IPA II - 2014.

Certifikohen drejtuesit e rinj tė pushtetit vendor nė Akademinė e Lidershipit

Akademia e Studimeve Politike finalizoi ciklin e tretė tė Akademisė sė Lidershipit, programit tė Qendrės sė Ekspertizės sė Kėshillit tė Evropės, i cili zhvillohet nė bashkėpunim me Shkollėn Shqiptare tė Administratės Publike (ASPA), me mbėshtetjen e Agjencisė Zvicerane pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim (SDC).

Nis Akademia e Lidershipit pėr drejtuesit e rinj vendorė

Startoi sot ne Durres kursi i pare i “Programi i Akademise se Lidershipit” me fokus drejtuesit e rinj tė Njesive te Qeverisjes Vendore dhe Keshillave te Qarqeve, te cilet do te mund te zhvillojne me tej kapacitetet e tyre drejtuese personale si dhe nė menaxhimin e stafeve.

Hapen aplikimet pėr ciklin e tretė tė “Programit tė Akademisė sė Lidershipit”

Shkolla Shqiptare e Administratės Publike (ASPA) dhe Akademia e Studimeve Politike (ASP) hapin thirrjen pėr aplikime pėr pjesėmarrje nė ciklin e tretė tė “Programi i Akademisė sė Lidershipit”. Ky cikėl trajnimi do tė targetojė kryesisht drejtuesit e rinj tė Njėsive tė Qeverisjes Vendore dhe Kėshillave tė Qarqeve, tė cilėt do tė mund tė zhvillojnė mė tej kapacitetet e tyre drejtuese personale si dhe nė menaxhimin e stafeve.

Certifikohen 20 drejtues tė pushtetit vendor nė Akademinė e Lidershipit

Akademia e Studimeve Politike finalizoi ciklin e dytė tė Akademisė sė Lidershipit, programit tė Qendrės sė Ekspertizės sė Kėshillit tė Evropės, i cili zhvillohet nė bashkėpunim me Shkollėn Shqiptare tė Administratės Publike (ASPA), me mbėshtetjen e Agjencisė Zvicerane pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim (SDC).

Starton cikli i dytė i Akademisė sė Lidershipit pėr drejtuesit vendorė

Akademia e Studimeve Politike nė bashkėpunim me Shkolla Shqiptare e Administratės Publike nisi sot nė Durrės zbatimin e ciklit tė dytė tė programit "Akademia e Lidershipit", me synim rritjen e kapaciteteve tė 25 drejtuesve tė lartė tė administratės vendore nga 16 bashki tė ndryshme tė vendit.

Dorėzohet pranė ASPA kurrikula e Akademisė sė Lidershipit

Akademia e Studimeve Politike pėrfundoi me sukses zbatimin e ciklit tė parė tė Programit tė Akademisė sė Lidershipit (Leadership Academy Programe – LAP), program i Qendrės sė Ekspertizės sė Kėshillit tė Evropės. Falė zbatimi praktik tė kurrikulės nė kėtė cikėl dhe ekspertizės sė trajnerėve shqiptarė tė angazhuar, kemi tashmė nė dorė njė kurrikul tė adaptuar nė kontestin shqiptar tė LAP

Drejtuesit vendorė nė kursin e dytė mbi Lidershipin

Mbi 20 kryetarė dhe drejtues tė tjerė tė lartė tė qeverisjes vendore morrėn pjesė nė datat 16-18 Maj 2018 nė kursin e dytė tė trajnimit tė "Akademisė sė Lidershipit”. Sesionet e kursit kombinuan qasjen teorike me atė praktike dhe zgjidhjet pėr problemet e pėrditshme tė NJQV-ve. Ushtrimet e shumta nė grupe si dhe simulimet me role zgjuan interesin e duhur gjatė tri ditėve tė trajnimit.

Zhvillohet trajnimi i parė i Akademisė sė Lidershipit

Trajnimi i pare i "Programit tė Akademisė Lidershipit" u mbajt nga 28 shkurt - 2 mars 2018 nė hotelin "Bleart", nė Durrės, me pjesėmarrjen e 23 kryetarėve tė bashkive, pėrfaqėsuesve tė zgjedhur nė nivel lokal dhe nėpunėsve civilė vendor tė lartė.

Nėnshkruhet marrėveshja pėr akreditimin e Akademisė sė Lidershipit

Njė Marrėveshje Bashkėpunimi tripalėshe me qėllim akreditimin e Programit tė Akademisė sė Lidershipit (PAL) u nėnshkrua sot mes z. Claus Neukirch, kreu i zyrės sė Kėshillit tė Evropės nė Tiranė, z. Fatmir Demneri, drejtori i Shkollės Shqiptare tė Administratės Publike si dhe z. Erjon Tase, drejtor i Akademisė sė Studimeve Politike.