Ceremonia e Diplomave e ShShSP 2007
E Enjte, 15 Nentor 2007
Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike do të organizojë ceremoninë e dhënies së diplomave për vitin akademik 2007 në ambjentet e Hotel Tirana International në datën 24 nentor 2007 ora 10:00. Në ceremoni do të mbajnë fjalën Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, Z Jean Louis Laurens, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë për Demokraci dhe Çështjet Politike të Këshillit të Evropës dhe Ambasadori Helmut Lohan, Kreu i Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri.