E Enjte, 13 Shkurt 2014
Decentralizimi ne Shqiperi: arritjet dhe sfidat ishte tema qendrore e seminarit te pare te programit te "Shkolles Shqiptare te Studimeve Politike", i zhvilluar me 8 shkurt 2014 ne Tirane. I ftuar ne kete seminar ishte ministri i shtetit per ceshtjet vendore, Z. Bledi Çuçi dhe keshilltari i tij, z. Enea Hoti. Prezantimet dhe diskutimi me pjesemarresit e programit, u fokusua sigurisht edhe tek tema me e nxehte e momentit, reforma territorile e vendit.
Ministri Çuçi ndau me pjesemarresit nje veshtrim te pergjithshem te fazes aktuale te decentralizimit (politik, administrativ dhe fiskal) dhe impaktit te ketij procesi ne qeverisjen vendore. Ai shpjegoi se megjithe hapat pozitive te ndermarre ne kete drejtim dhe ekzistencen e nje kuadri ligjor plotesisht te krahasueshem me ate te vendeve te Bashkimit Europian, reforma mbetet ende e paplote sidomos ne lidhje me planifikimin urban dhe kontrollin e territorit apo kompetencat e perbashketa midis pushtetit qendror dhe atij vendor.
Nje sere problematikash te shfaqura vitet e fundit si dhe levizja demografike e bejne te pashmangshme nevojen e nje reforme territoriale me qellim reduktimin e numrit te njesive te qeverisjes vendore si nje parakusht per nje decentralizim te shpejte dhe te suksesshem.