E Hene, 16 Nentor 2009
Bashkepunimi dhe dialogu midis vendeve te Ballkanit jane faktore shume te rendesishem per mireqenien e pergjithshme te rajonit. Roli i shoqerise civile per t’i dhene forme dhe per te lehtesuar komunikimin e shoqerive te vendeve perkatese eshte i padiskutueshem, duke sjelle ne kete menyre ne pah ceshtje te nje interesi te perbashket.
Fale perkrahjes se keshillit te Europes, Komisionit Europian, Fondit Europian per Ballkanin dhe Keshillit Britanik, u mbajt ne Prishtine ne 6-7 nentor 2009 Konferenca Rajonale e Shkollave te Studimeve Politike.
Qellimi i konferences ishte forcimi i komunikimit dhe bashkepunimit midis udheheqesve te Ballkanit, si lehtesues dhe kontrubues kryesore te dialogut cilesor ne proceset politike qe perkojne me kthimin e rajonit ne nje rajone ku dominon paqja dhe prosperiteti.
Konferenca luajti nje rol te rendesishem ne transmetimin e njohurive mbi sfidat dhe mundesite qe ekzistojne ne rajonin e Ballkanit, per stimulimin e aftesive profesionale te udheheqesise dhe te shkembimit te mendimeve, si edhe ne ndertimin e urave lidhese drejt krijimit te rrjeteve te qendrueshme te bashkepunimit rajonal.
Pjesemarresit ne Konference perfaqesonin Shkollat Politike nga Shqiperia, Kosova, Rumania, Serbia, Kroatia, Maqedonia, Bullgaria, Bosnia dhe Herzegovina, dhe Mali i Zi.
Ceshtjet kryesore te diskutuara ne konference ishin:
• Shoqeria civile ne rolin e prishesit te mureve ndarese rajonale;
• Liria e fjales dhe roli i medias ne rajon;
• Prosperiteti ekonomik i Ballkanti dhe tregjet rajonale;
• Pengesat ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.
Pjesemarresit ne Konference u ftuan ne takim ne parlamentin e Kosoves edhe ne Presidenti I Republikes se Kosoves, Zoti Fatmir Sejdiu.