E Merkure, 24 Mars 2010
Kursi i 2-te i Akademise per Studime Politike 4- 7 Mars 2010
Kursi i dyte i Akademise se Studimeve Politike, u mbajt ne 4 - 7 Mars 2010 ne qytetin e Durresit. Tema e ketij kursi ishte qeverisja, institucionet dhe demokracia. Objektivi kryesor i ketij kursi ishte dhenia e informacioneve mbi marredheniet qe ekzistojne midis pushteteve te ndryshme ne demokraci, menyrat e luftes kunder korrupsionit zhvlilimet e brendshme dhe tensionet e strukturave legjislative dhe ekzekutive ne politike-berje, funksionimi i organizatave nderkombetare dhe demokratizimi i qeverisjes ne vendet e Ballkanit.
Dita e pare filloi me menyrat e funksionimit te shtetit dhe marredheniet e pushteteve ne demokraci, me Z Genti Ibrahimi si lektor, per tu ndjekur me pas nga Z Quentin Reed me nje rast studimor mbi luften kunder korrupsionit ne vendet me demokraci te re .Dita u mbyll me Z Ferdinand Poni, Zv/ Minister i Brendshem, me diskutime mbi reformat per decentralizimit dhe sfidat e demokrasice ne pushtetin vendor.
Diten e dyte e hapi parlamentari Florian Mima, me pikepamjet e tij mbi politike-berjen ne nivelet e ndryshme te qeverisjes, te ndjekur nga Dr. Adrian Civici i Universitetit Europian te Tiranes mbi identifikimin e prioriteteve dhe zhvillimin e mundesive. Me pas, Z Berndard Zeneli i PNUD-it ne Tirane ndoqi dy lektoret me nje diskutim mbi transformimin e qeverisjes se mire ne nje qeveri te mire, si edhe me nje rast studimor me te njejten teme.
Ne diten e fundit debati u perqendrua me Z Kristaq Traja, ish gjykates prane ECoHR, me nje teme mbi doktrinen e te drejtave te njeriut dhe organizatave nderkombetare, i ndjekur nga Z Alexis Vahlas, ekspert i larte i te drejtes nderkombetare prane NATO-s, mbi qeverisjen nderkombetare dhe deshiren demokratike ne Ballkan.
Ne kornizen e aktiviteteve jashtekurikulare, Akademia organizoi edhe aktivitete turistike ne Durres, duke perfshire edhe Muzeun Arkeologjik, te njohura mire si pjese te trashegimise kulturore te Shqiperise.
Pjesemarresit ne kete kurs ishin shume aktive ne te mesuar dhe ne te shkembyerit e mendimeve mbi ceshtjet e diskutuara. Lektoret ishin shume cilesore dhe eksperiencat e tyre te vlefshme dhe qasja komunikuese e bene me terheqese punen e studenteve. Gjithashtu, pjesemarrja e ish studenteve te Akademise si moderatore, ashtu si edhe eshte vepruar edhe ne kursin e pare, i sherbeu forcimit te rrjetit, si nje nder qellimet e Shkolles.