E Marte, 11 Maj 2010
Kursi i trete i fundit i Shkolles Shqiptare te Studimeve Politike u mbajt ne Vlore ne 30 Prill 2 Maj 2010.
Tema e ketij kursi ishte mbi udheheqesine demokratike. Kursi percolli idene e modelit te udheheqesise se re, bazuar ne ndryshimet aktuale mbareboterore, ne filozofine dhe praktikat e menaxhimit dhe udheheqesise, te kalimit nga komandimi dhe kontrolli drejt organizimit informues. Qellimi ishte te ndihmoheshin pjesemarresit per te perballuar ndryshimet komplekse te se ardhmes, dhe per tu pergatitur ne thellimin e njohurive. Elementet kryesore te perdorura nga lektoret u fokusuan ne kuptimin e njeri tjetrit, te pushtetit, kreativitetit, krijimit te ekipit, ushtrimeve eksperimentale dhe dialogut.
Dita e pare e aktivitetit u dha pjesemarresve konceptet themelore mbi udheheqesine ne pergjithesi dhe kryesisht ne jeten e perditshme, ndjekur nga elementet themelore te udheheqesise, si arti i negociimit, krijimi i rrjeteve dhe fuqizimit. Stili nder-aktiv i lektorit, Zotit Gazmend Haxhia, kombinuar me aftesite e tij te pasura akademike dhe profesionale u prezantuan me interes. Me tej, gjate dites se pare te seminarit pjesemarresit u ndihmuan te ridimensiononin perceptimin e tyre tradicional mbi udheheqesine demokratike dhe moderne.
Gjate dites se pare, seminari u vazhdua nga analiza e lektorit amerikan, Dr. Frank Prochaska, nga Universiteti Teknik i Kolorados, i cili u thellua ne perspektiven e udheheqesise se aplikuar, duke u perqendruar ne vlerat, ndryshimet kulturore, rolin e udheheqesise krijuese ne bote dhe te marredhenieve te udheheqesise dhe pushtetit.
Gjate dites se dyte te seminarit, Ms. Delphine Freyman, keshilltare politike prane Keshillit te Europes (DGDPA), iu drejtua pjesemarresve me nje pershkrimn te Universitetit Veror per Demokraci.
Gjate seminarit pjesemarresit permiresuan aftesite e tyre ne drejtim te modeleve te udheheqesise, krijimit te modeleve te reja, si edhe standartet e udheheqesise, si edhe per menyrat e bindjes.
Seminari pati nje vleresim te larte nga pjesemarresit, te cilet e konsideruan me shume vlere ne drejtim te organizimit dhe temes se trajtuar. Ne seminar moren pjese 30 studente.