Drejtuesit e bashkive trajnohen per menaxhimin e stafit dhe komunikimin

E Shtune, 18 Shkurt 2012

Kursi i dytė i trajnimit me pėrfaqėsuesit e njėsive vendore me temė "Menaxhimi i stafit, i konfliteve dhe komunikimi me publikun"u zhvillua nė Durrės nė datat 24-25 Shkurt 2012. Pėr shkak tė situatės sė emergjencės tė krijuar nga moti i ftohtė, organizimi i kursit u shty pėr disa javė duke i dhėnė kėshtu mundėsinė e pjesėmarrjes edhe pėrfaqėsuesve nga bashkitė veriore tė vendit. Nė kėtė trajnim, morrėn pjesė pėrfaqėsues nga tė zgjedhurit vendorė si dhe administrata e bashkive: Tiranė, Kamėz, Burrel, Vau i Dejės, Pėrmet, Kukės, Kavajė, Shijak, Himarė, Pogradec.

Programi i ditės sė parė tė kursit u fokusua tek menaxhimi i stafit dhe i konflikteve mes vetė strukturave vendore si edhe me institucionet qendrore. Tematikat u trajtuan nga eksperti Z.Erind Kraja dhe ngjallėn mjaft interes tek pjesėmarrėsit duke patur parasysh situatėn e konfliktualitetit politik me tė cilat pėrballen ata nė realitetin e pėrditshėm. Dy nga rastet mė tipike qė u sollėn si shqetėsime reale nė tė gjitha bashkitė, ishte marrėdhėnia e tyre me Kėshillin Bashkiak dhe sė dyti, problematika me menaxhimin e ujėsjellėsave. U trajtuan nė seminar rastet praktike tė problematikės sė ujėsjellėsave tė Burrelit dhe Pėrmetit dhe eksperti Erind Kraja zbėrtheu disa nga arsyet e konfliktit dhe mėnyrat se si mund tė menaxhohet ky konflikt.

Dita e dytė e kursit, u fokusua nė vlerėsimin dhe krijimin e marrėdhėnieve tė duhura me komunitetin. Lektorėt, Znj.Albana Dhimitri dhe Z.Alban Bala, shpjeguan mėnyrat mė tė mira pėr tė ndėrtuar besimin e duhur tė publikut ndaj veprimtarisė sė bashkive. Znj.Dhimitri vuri theksin tek dėgjesat publike dhe krijimi i urave praktike tė komunikimit me qytetarėt pėr cdo nismė apo problematikė tė shfaqur. Shembujt konkretė tė aktivizimit tė saj nė bashkinė e Tiranės, ishin mjaft tė vlefshėm pėr tė transmetuar zgjidhjet e duhura tek pjesėmarrėsit. Lektori tjetėr, Z.Bala u pėrqėndrua nė njė aspekt tjetėr tė marrėdhėnieve publike, atė tė ndėrtimit tė fushatave tė duhura tė imazhit tė njė lidershipi vendor si edhe mėnyrat e duhura tė komunikimit me qytetarėt.

Nė pėrfundim tė kursit tė dytė, pjesėmarrėsit u pajisėn me njė certifikatė pjesėmarrjeje tė lėshuar nga Akademia e Studimeve Politike dhe  Instituti i Trajnimit tė Administratės Publike. Sipas kėrkesės sė vetė pjesėmarrėsve, iu transmetuan atyre tė gjitha materialet e trajtuara nga lektorėt. Me interes ishin metodika e matjes sė performancės sė personelit tė administratės si edhe formularėt model pėr ndarjen dhe pėrcaktimin konkret tė detyrave nė cdo sektor tė strukturave vendore.