Programi i trajnimit tė vendorėve

Programi
Nė kuadėr tė reformave tė demokratizimit tė pushtetit vendor dhe procesit tė decentralizimit, Akademia e Studimeve Politike (ASP), krahas programit tė saj tradicional tė trajnimit tė lidershipit tė ri, ka iniciuar nė vitin 2012 njė program trajnimi tė posaēėm pėr drejtuesit e Njėsive tė Qeverisjes Vendore (NJQV). E veēanta e kėtij programi qėndron nė metodologjinė, ekpertizėn e kualifikuar dhe aplikueshmėrinė e tematikės sė zgjedhur nė funksion jo vetėm tė njėsive vendore nė fokus por mė sė shumti tė pėrmirėsimit tė shėrbimeve pėr qytetarėt dhe mirėqeverisjes nė nivel vendor.

Programi ka nisur tė zbatohet nė bashkėpunim me Institutin e Trajnimit tė Administratės Publike (ITAP) dhe konsiston nė organizimin e tre kurseve dy ditore dhe vizita informuese nė njėsitė vendore mė tė zhvilluara. Nė pėrfundim tė kurseve, pjesėmarrėsit u pajisėn me njė certifikatė tė lėshuar nga Akademia e Studimeve Politike dhe  Instituti i Trajnimit tė Administratės Publike. Kėto certifikime regjistrohen nė regjistrin zyrtar tė ITAP duke bėrė tė mundur qė modulet e zhvilluara tė pėrllogariten nė orėt e trajnimit qė duhet tė kryejnė tė gjithė punonjėsit e administratės vendore pėr kualifikimin e tyre sipas ligjit tė ri tė Administratės Publike.

Programi synon gjithashtu qė tė krijojė komunikim dhe lidhje mes vetė pjesėmarrėsve si dhe pėrfaqėsuesve tė administrarės qendrore, tė cilėt shpesh ndeshen me ndasi politike qė ndikojnė nė shėrbimet ndaj qytetarėve.

Cikli i trajnimeve ėshtė financuar deri nė vitin 2015 falė kontributit tė Zyrės sė Bashkėpunimit Zviceran nė Shqipėri si dhe Fondacionit pėr njė Shoqėri tė Hapur pėr Shqipėrinė, OSFA-Soros.

Objektivat specifikė tė programit janė:
  • rritja e njohurive dhe kapaciteteve tė NJQV ne lidhje me principet dhe mirėqeverisjes transparenca, llogaridhėnieja ndaj qytetarėve, etika publike, respekti pėr tė drejtat e njeriut;
  • nxitja e bashkėpunimit dhe shkėmbimi i praktikave mė tė mira tė vendimmarrjes vendore, menaxhimit transparent, i cili bazohet mbi interesat dhe pjesėmarrjen e publikut, mes drejtuesve vendorė me eksperiencė dhe atyre tė zgjedhur pas 8 majit 2011;
  • rritja e njohurive dhe mundėsisė sė pėrfitimit tė NJQV nga financimet e Bashkimit Evropian dhe organizmave tė tjera ndėrkombėtare, si njė mundėsi pėr tė shtuar dhe permiresuar investimet dhe shėrbimet ndaj qytetarėve.

Organizimi
Programi i trajnimit lindi nė pėrfundim tė vlerėsimit tė nevojave tė NJQV-ve nė kuadrin e njė asistence mė tė gjerė qė Kėshilli i Evropės po zbaton nė Shqipėri. Si rrjedhojė, duke marrė shkas edhe nga eksperienca e akumuluar nga APS pėr vite me radhė nė organizimin e trajnimeve dhe rrjetit tė gjerė dhe tė kualifikuar tė ish-pjesėmarrėsve, u identifikuan njė sėrė tematikash me vlerė praktike dhe u pėrzgjodh qasja "peer to peer" pėr njė bashkėveprim dhe nxėnje mė cilėsore, sic janė buxhetimi me pjesėmarrje, aplikimi dhe zbatimi i projekteve tė Bashkimit Evropian si dhe planifikimi dhe zhvillimi i qėndrueshėm vendor. Kurset kombinojnė ekspertizėn vendore tė lektorėve tė ftuar sė bashku me eksperiencat mė tė mira tė siguruara nga Kongresi i autoriteteve vendore dhe rajonale tė Kėshillit tė Evropės.

Autoritet vendore qė marrin pjesė nė trajnime shėrbejnė gjithashtu si transmetues tė eksperiencave mė tė mira duke sjellė shembujt e zgjidhjes sė probelemeve tė pėrbashkėta qė kanė NJQV.

Kurset kanė njė kohėzgjatje 2 ditore, gjatė fundjavės, ndėrkohė qė gjatė kėtyre ditėve organizohen edhe vizita informuese me pjesėmarrėsit e programit pranė bashkive tė mėdha tė vendit, pėr t'u njohur me organizimin nė praktikė tė kėtyre njėsive vendore.

Pėrzgjedhja e deri 20 pėrfaqėsuesve (kryetarė bashkie dhe gjithashtu drejtues tė administratės) tė 15 bashkive, kryhet me njė selektim qė respekton pėrfaqėsimin politik, gjeografik dhe gjinor tė tė zgjedhurve tė NJQV.