Certifikohen stafet politike te bashkive te reja

E Shtune, 18 Shkurt 2017

Kursi i tretė i trajnimit drejtuar stafeve politike tė njėsive tė qeverisjes vendore u zhvillua mė 17-18 shkurt 2017 nė Durrės, me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė bashkive Durrės, Shijak, Kukės, Berat, Ura Vajgurore, Kuēovė, Skrapar, Poliēan, Elbasan, Belsh, Gramsh, Peqin dhe Librazhd. Diskutimet dhe shembujt konkretė nga praktika, ngjallėn debat tek pjesėmarrėsit, tė cilėt vinin nga bashki tė ndryshme, por ndajnė tė njėjtat probleme.

Programi i ditės sė parė tė kursit u fokusua tek sfidat qė ka sjellė zbatimi i reformės administrative-territoriale pėr njėsitė vendore. Z. Artan Shkėmbi, drejtor i Agjencisė sė Zbatimit tė Reformės Territoriale, prezantoi funksionet e reja tė ligjit tė pushtetit vendor si dhe risitė qė sjell legjislacioni pėr financat vendore. Moduli i dytė i kėsaj dite u fokusua tek planifikimi strategjik vendor si njė kusht pėr zhvillimin e qėndrueshėm tė njėsive vendore. Ekspertiza mė e mirė vendase dhe ajo e huaj, ishin nė thelb tė prezantimeve dhe diskutimeve tė kėtij moduli.

Dita e dytė e kursit trajtoi temėn e fondeve tė Bashkimit Evropian dhe mundėsitė e tjera pėr financime vendore. Znj.Greta Gjonēaj, menaxhere programesh pranė Fondit Shqiptar tė Zhvillimit (FSHZH), ofroi njė trajtim tė detajuar tė fondeve tė mundshme pėr njėsitė vendore pėrtej fondeve qė mund tė sigurojnė nga buxheti publik apo taksat vendore. Qasja e trajnimit ishte mjaft praktike me synim informimin pėr progamet evropiane, por edhe gjetjen e partnerėve tė mundshėm nė institucionet publike, njėsitė e tjera vendore apo edhe organizatat jofitimprurėse.
Eksperti i marrėdhėnieve publike, Z. Alban Bala, trajtoi nė modulin e fundit procesin e konsultimit dhe nxitjen e pjesėmarrjes publike nė vendimmarrjen vendore. Teknikat mė tė mira tė komunikimit tė huaja dhe vendase, nxitėn aktivizimin e pjesėmarrėsve nė krijimin e fushatave konsultuese me shembuj nga praktika e tyre e pėrditshme.

Nė pėrfundim tė kursit, pjesėmarrėsit u pajisėn me njė ēertifikatė trajnimi tė regjistruar nė databazėn e Shkollės Shqiptare tė Administratės Publike. Sipas kėrkesės sė vetė pjesėmarrėsve, iu transmetuan atyre tė gjitha materialet e trajtuara nga ekspertėt.