Drejtuesit vendorė nė kursin e dytė mbi Lidershipin

E Enjte, 17 Maj 2018

Mbi 20 kryetarė dhe drejtues tė tjerė tė lartė tė qeverisjes vendore morrėn pjesė nė datat 16-18 Maj 2018 nė kursin e dytė tė trajnimit tė "Akademisė sė Lidershipit”. Sesionet e kursit kombinuan qasjen teorike me atė praktike dhe zgjidhjet pėr problemet e pėrditshme tė NJQV-ve. Ushtrimet e shumta nė grupe si dhe simulimet me role zgjuan interesin e duhur gjatė tri ditėve tė trajnimit. Ky program i Qendrės sė Ekspertizės sė Kėshillit tė Evropės zbatohet nga Akademia e Studimeve Politike (ASP) nė bashkėpunim me Shkollėn Shqiptare tė Administratės Publike (ASPA) falė mbėshtetjes sė Agjencisė Zvicerane pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim (SDC).

Fokusi kryesor i kėtij trajnimi ishte "Lidershipi organizativ", duke trajtuar tema tė tilla si:
•    Kompleksiteti i ndryshimeve nė njė organizatė;
•    Kultura e organizatės;
•    Organizata qė mundėsojnė mėsimin e vazhdueshėm;
•    Kėndvėshtrimet e drejtimit nė punėn nė ekip;
•    Vetėdijesimi dhe fuqizimi i grupit;
•    Vlerat e lidershipit;
•    Menaxhimi strategjik;

Njėkohėsisht me trajnimin e pėrfaqėsuesve, programi po synon edhe certifikimin e shtatė ekspertėve shqiptarė pranė ASP dhe ASPA, tė cilėt mund tė zhvillojnė kėtė program pėr trajnimin e punonjėsve tė lartė tė administratės publike nė tė ardhmen. Kursi i tretė dhe final i tė njėjtit grup tė autoriteteve vendore do tė mbahet nė shtator 2018.