Dorėzohet pranė ASPA kurrikula e Akademisė sė Lidershipit

E Hene, 15 Tetor 2018

Akademia e Studimeve Politike pėrfundoi me sukses zbatimin e ciklit tė parė tė Programit tė Akademisė sė Lidershipit (Leadership Academy Programe – LAP), program i Qendrės sė Ekspertizės sė Kėshillit tė Evropės. Falė zbatimi praktik tė kurrikulės nė kėtė cikėl dhe ekspertizės sė trajnerėve shqiptarė tė angazhuar, kemi tashmė nė dorė njė kurrikul tė adaptuar nė kontestin shqiptar tė LAP, tė cilėn po e dorėzojmė zyrtarisht pranė Shkollės Shqiptare tė Administratės Publike (ASPA).

Bazuar mbi Marrėveshjen e Bashkėpunimit, ASPA do tė vendosė nė pėrdorim kėtė kurrikul si dhe tė pėrdorė grupin e ekspertėve tė trajnuar dhe certifikuar nga Qendra e Ekspertizės e Kėshillit tė Evropės, pėr organizimin e kurseve tė mėtejshme tė saj me fokus lidershipin nėn koordinimin e ASP si organizatė partnere. ASP u njoh gjithashtu nga Kėshilli i Evropės si partner zbatues i kurrikulės LAP pėr territorin shqiptar dhe do tė ketė tė drejtėn pėr ta pėrdorur atė nė trajnime pėr institucionet qendrore dhe vendore apo dhe subjekte tė sektorit privat.

Programi i Akademisė sė Lidershipit (LAP), u zbatua falė mbėshtetjes sė projektit "Forcimi i strukturave tė qeverisjes vendore nė Shqipėri - faza III", mbėshtetur nga Agjencia Zvicerane pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim (SDC) dhe bashkėpunimit me Qendrėn e Ekspertizės pranė Kėshillit tė Evropės dhe Shkollėn Shqiptare tė Administratės Publike (ASPA).