Starton cikli i dytė i Akademisė sė Lidershipit pėr drejtuesit vendorė

E Merkure, 27 Shkurt 2019

Akademia e Studimeve Politike nė bashkėpunim me Shkolla Shqiptare e Administratės Publike nisi sot nė Durrės zbatimin e ciklit tė dytė tė programit "Akademia e Lidershipit", me synim rritjen e kapaciteteve tė 25 drejtuesve tė lartė tė administratės vendore nga 16 bashki. Dy institucionet kanė bashkuar kapacitetet dhe eksperiencėn e tyre pėr zbatimin me sukses tė kėtij programi tė Qendrės sė Ekspertizės sė Kėshillit tė Evropės, i zbatuar falė mbėshtetjes sė Agjencisė Zvicerane pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim (SDC).

Hapja e kursit u pėrshėndet nga Znj. Jutta Gützkow, drejtuese e Departamentit tė Mirėqeverisjes, Kėshilli i Evropės, Znj. Debora Kern, drejtuese e sektorit tė Qeverisjes dhe Shėndetit, Ambasada e Zvicrės si dhe Znj. Kleopatra Maliqi, drejtoreshė e ASPA. Programi i trajnimit do tė organizohet nė dy kurse 3 ditore ku do tė trajtohen tematika tė lidhura me lidershipin nėpėrmjet njė kurrikule tė pėrshtatur me kontekstin shqiptar dhe nėn drejtimin e shtatė ekspertėve shqiptarė tė certifikuar nga Kėshilli i Evropės gjatė ciklit tė parė tė pilotuar nė vitin 2018.

Pjesėmarrėsit e kėtij cikli janė pėrzgjedhur duke u bazuar mbi analizėn e nevojave pėr trajnim tė organizuar nga ASPA me punonjėsit e administratės publike dhe asaj vendore. Pjesėmarrėsit nė trajnim vlerėsuan si mjaft pozitiv mbarėvajtjen e kursit, nivelin e kurrikulės si dhe eksperiencėn e trajnerėve tė pėrfshirė.