Hapen aplikimet pėr ciklin e tretė tė “Programit tė Akademisė sė Lidershipit”

E Hene, 14 Tetor 2019

Shkolla Shqiptare e Administratės Publike (ASPA) dhe Akademia e Studimeve Politike (ASP) hapin thirrjen pėr aplikime pėr pjesėmarrje nė ciklin e tretė tė “Programi i Akademisė sė Lidershipit”. Ky cikėl trajnimi do tė targetojė kryesisht drejtuesit e rinj tė Njėsive tė Qeverisjes Vendore dhe Kėshillave tė Qarqeve, tė cilėt do tė mund tė zhvillojnė mė tej kapacitetet e tyre drejtuese personale si dhe nė menaxhimin e stafeve.

 
Lektorėt e ftuar nė trajnim janė ekspertėt mė tė mirė vendas, tė certifikuar nga Kėshilli i Evropės, dhe janė zgjedhur me kujdes qė tė ofrojnė njė ndėrthurje tė mirė tė aspekteve teorike dhe praktike tė temave tė programit. Nė pėrfundimin me sukses tė trajnimit, pjesėmarrėsit do tė sigurojnė njė certifikatė tė njohur nga Kėshilli i Evropės dhe Shkolla Shqiptare e Administratės Publike.
 

Mė konkretisht, trajnimet janė programuar tė zhvillohen si mė poshtė:

Kursi i parė – “Lidershipi personal” - 31 tetor - 2 nėntor 2019

Kursi i dytė - “Lidershipi nė menaxhim” – 20 - 22 nėntor 2019
 
 
Shprehja e interesit pėr t’u bėrė pjesė e Programit tė Akademisė sė Lidershipit mund tė kryhet nė adresėn elektronike adela.kula@aspa.gov.al, duke bashkangjitur njė CV, brenda datės 17 tetor 2019, ora 16:00.  
Mė shumė informacion mbi programin dhe listėn e drejtuesve tė certifikuar nė dy ciklet nė vitet 2018-2019 mund tė gjeni kėtu