Nis Akademia e Lidershipit pėr drejtuesit e rinj vendorė

E Enjte, 31 Tetor 2019

Startoi sot nė Durrės kursi i parė i “Programi i Akademisė sė Lidershipit” me fokus drejtuesit e rinj tė Njėsive tė Qeverisjes Vendore dhe Kėshillave tė Qarqeve, tė cilėt do tė mund tė zhvillojnė mė tej kapacitetet e tyre drejtuese personale si dhe nė menaxhimin e stafeve. Aktivitetin e pėrshėndeti drejtoresha e Shkollės Shqiptare tė Administratės Publike, znj. Kleopatra Maliqi si dhe Z. Arben Qesku, drejtues programi pranė zyrės sė Kėshillit tė Evropės nė Tiranė.
 
Ky ėshtė cikli i tretė i zbatimit tė kėtij programi tė Qendrės sė Ekspertizės sė Kėshillit tė Evropės, i zbatuar falė mbėshtetjes sė Agjencise Zvicerane pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim (SDC). Lektorėt e ftuar nė trajnim janė ekspertėt mė tė mirė vendas, tė certifikuar nga Kėshilli i Evropės, dhe janė zgjedhur me kujdes qė tė ofrojnė njė ndėrthurje tė mirė tė aspekteve teorike dhe praktike tė temave tė programit.
 
Nė pėrfundimin me sukses tė trajnimit, pjesėmarrėsit do tė sigurojnė njė certifikatė tė njohur nga Kėshilli i Evropės dhe Shkolla Shqiptare e Administratės Publike.