Certifikohen drejtuesit e rinj tė pushtetit vendor nė Akademinė e Lidershipit

E Premte, 20 Dhjetor 2019

Akademia e Studimeve Politike finalizoi ciklin e tretė tė Akademisė sė Lidershipit, programit tė Qendrės sė Ekspertizės sė Kėshillit tė Evropės, i cili zhvillohet nė bashkėpunim me Shkollėn Shqiptare tė Administratės Publike (ASPA), me mbėshtetjen e Agjencisė Zvicerane pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim (SDC).
 
Ceremonia e certifikimit tė mbi 15 drejtuesve vendorė tė lartė u zhvillua sot nė pėrfundim tė programit tė trajnimit qė nisi nė muajin tetor dhe u zbatua nėpėrmjet njė metodologjie bashkėpunuese nė procesin e tė mėsuarit pėr pėrfaqėsuesit e zgjedhur tė qeverisjes vendore, i krijuar nga Qendra e Ekspertizės pranė Kėshillit tė Evropės. Midis kurseve pjesėmarrėsve u kėrkohet tė kryejnė detyrat e dakorduara tė drejtimit brenda organizatave tė tyre dhe raportojnė mbi to nė kursin e arshshėm. Objektivi pėrfundimtar ėshtė pajisja e pjesėmarrėsve me njohuritė dhe mjetet pėr tė ofruar qeverisje tė mirė pėrmes organizatave tė qeverisjes vendore me performancė tė lartė. Pėr mė tepėr, angazhimi nė programin e LAP i pėrfshin pjesėmarrėsit nė njė rrjet tė qėndrueshėm dhe koheziv kolegėsh, qė punojnė nė qeverinė vendore.
 
Certifikatat e programit akreditohen nga Kėshilli i Evropės, Shkolla Shqiptare e Administratės Publike dhe Akademia e Studimeve Politike, si zbatuese e kėtij programi.