Zhvillohet kursi i trajnimit per fondet evropiane

E Premte, 18 Maj 2012

Mė 18-19 maj Akademia e Studimeve Politike organizoi nė bashkėpunim me Institutin e Trajnimit tė Administratės Publike (ITAP) kursin e tretė tė trajnimit pėr pėrfaqėsuesit e njėsive tė qeverisjes vendore (NjQV) tė Shqipėrisė. Kursi u organizua nė Durrės dhe u ndoq nga 20 pėrfaqėsuesit e zgjedhur lokalė dhe anėtarėve tė administratave vendore tė Tiranės, Durrėsit, Lezhės, Kamzės, Burrelit, Vau tė Dejės, Pėrmetit, Beratit, Kavajės, Shijakut, Lushnjės, Himarės. Moduli i parė i trajnimit u fokusua tek prezantimi i fondeve tė BE-sė dhe mundėsitė e aplikimit nė kėto fonde tė njėsive tė qeverisjes vendore.

Moduli i dytė i kursit u pėrqėndrua tek teknika e shkrimit tė njė projekt-propozimi - Buxhetimi - Objektivat - Plani i Veprimit pėr njė projekt ndėrkombėtar. Ky trajnim u konceptua si njė ushtrim praktik pėr pjesėmarrėsit. Ekspertja znj. Jolanda Trebicka nga organizata "Euro Partners Development", shpjegoi tė gjitha detajet e menaxhimit tė ciklit tė projektit. Pjesėmarrėsit u ndanė nė tri grupe pune dhe secili grup zhvilloi ushtrimin e hartimit dhe menaxhimit tė njė projekt -propozimi.

Pas pėrfundimit tė kursit, pjesėmarrėsve iu ndanė certifikata tė lėshuara nga Akademia e Studimeve Politike dhe Instituti i Trajnimit tė Administratės Publike. Kursi gjithashtu shėrbeu pėr tė krijuar lidhje mes pjesėmarrėsve, ekspertėve dhe autoriteteve qendrore dhe kontribuoi nė drejtim tė lehtėsimit tė dialogut politik dhe komunikimit mes pėrfaqėsuesve vendore tė tė dy forcave kryesore politike nė Shqipėri.